Lajme

BAG raporton 4,932 raste të reja dhe 20 vdekje në 4 ditët e fundit

Ky numër tregon se mesatarja e 7 ditëve të fundit është 1743 raste në ditë ose 3 për qind më pak se në javën e kaluar

Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar 4,932 raste të reja  që kishin rezultuar pozitive me koronavirus në katër ditët e fundit (të festës së Pashkëve).

Ky numër tregon se mesatarja e 7 ditëve të fundit është 1743 raste në ditë ose 3 për qind më pak se në javën e kaluar, shkruan srf.ch.

Incidenca 14-ditore aktualisht është 270.72, transmeton albinfo.ch. Për shkak të pushimeve të Pashkëve, priten akoma regjistrimet e vonuara .

Shkalla mesatare pozitive 7 ditore aktualisht është 5.3 për qind, njësoj sikur javën e kaluar.

Numri i testimeve të bëra në 7 ditët e fundit është 38,713 teste në ditë dhe kështu është rritur për 8 për qind krahasuar me javën e mëparshme.

Për shkak të strategjisë për masivizimin e testimeve tani po testohen gjithnjë e më shumë njerëz pa simptoma (si pjesë e testeve masive). Kjo ecuri mund të rezultojë në një përqindje më të lartë të testeve pozitive.

BAG ka raportuar 20 raste të reja të vdekjeve gjatë periudhës së përmendur. Mesatarja 7 ditore është 7 të vdekur ose 4 për qind më pak se në javën e kaluar.

Aktualisht BAG raporton 1,034 njerëz të cilët janë duke u trajtuar në spitale për Covid-19. Kjo është 12 për qind më shumë se në javën e kaluar.

Shtretërit e certifikuar të kujdesit intensiv në spitalet zvicerane aktualisht janë 74.0 për qind të zënë, përcjell albinfo.ch. Ndërsa përfshirë edhe shtretërit ad-hoc, niveli i zënies është 66.0 për qind.

Nga këto, 20 përqind janë të zënë me njerëz të sëmurë nga Covid – 19.