Sport
Bajramaj: “Ëndërroja të bëhesha si Princesha Diana”
"Isha e fascinuar nga Princesha Diana dhe dëshiroja të isha sikur ajo", thotë Fatmire Bajramaj - Lira për "Zeit-Magazin"
Në vitet e para pas ardhjes në Gjermani, futbollistja e kombëtares gjermane me rrënjë nga Kosova Fatmire Bajramaj kishte dëshirë të bëhej si princesha Diana. Këtij “zbulimi” i kanë kushtuar hapësirë të madhe mediet gjermane, të cilat edhe ashtu ditëve të fundit shkruajnë në vazhdimësi për Fatmiren që me emër përgëdhelës e quajnë “Lira”.
“Në atë kohë ëndërroja që të bëhem këngëtare , vallzuese ose aktore e famshme, si yjet që i shihja në televizion. Ose, edhe më mirë, si një princeshë. Isha e fascinuar nga Princesha Diana dhe dëshiroja të isha sikur ajo”, thotë Lira për “Zeit-Magazin”.
Ndërsa sot Bajramaj ka një ëndërr tjetër. “Unë e parafytyroj veten që pas karrierës aktive të futbollit të jetoj me bashkëshortin dhe fëmijët e mi në Mönchengladbach, në afërsi të prindërve të mi. Natyrisht, unë mund të ëndërroja edhe për një jetë në Miami Beach në një vilë në plazh sikur P. Diddy. Por unë më me dëshirë ëndërroj për diçka që mund ta arrij realisht”, ka thënë veç tjerash Fatmire Bajramaj për “Zeit-Magazin”.
Mediet gjermane po ashtu shkruajnë për Fatmiren si vajzë e botës së “glamour”-it, e cila gëzon një popullaritet të madh në mesin e futbolldashësve gjermanë e më gjerë. Por, me gjithë simpatinë e pakontestueshme, ajo, siç e thonë mediet, nuk e ka të sigurt vendin e titullares në kombëtaren gjermane të futbollit.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile Në Aargau, gratë dhe të huajt duhet të marrin pjesë në një aktivitet informues. Tani rezulton... -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën











