Sport
Bajramaj, komentatore e Evropianit
Gazeta gjermane “Rheinische Post” e ka rezervuar Fatmiren që të bëjë komentimin e Kampionatit Evropian të Futbollit
Futbollistja e famshme shqiptare e kombëtares gjermane Fatmire “Lira” Bajramaj përveç në fushën e futbollit po vlerësohet edhe jashtë saj. Gazeta gjermane “Rheinische Post” e ka rezervuar Fatmiren që të bëjë komentimin e Kampionatit Evropian të Futbollit që do të mbahet nga 8 deri më 1 korrik në Poloni dhe Ukrainë.
“Lira” deri më tash ka luajtur 57 ndeshje për kombëtaren gjermane me të cilën ka fituar një titull kampioni botëror dhe një evropian. Ndërsa në Olimpiadën e vitit 2008 në Peking, kjo kombëtare kishte fituar medaljen e bronztë. Në vitin 2011 ajo është zgjedhur futbolliste e vitit në Gjermani
Fatmire Bajramaj ka ardhur me familjen nga Kosova në Gjermani si vogëlushe 5 vjeçare. Pjesën më të madhe të fëmijërisë e ka kaluar në Mönchengladbach.
Aktualisht ajo luan për FFC Frankfurt.
E-Diaspora
-
Dega e LDK-së në Austri ka prezantuar Besart Berishën kandidat për deputet të parlamentit të Kosovës Dega e LDK-së në Austri ka organizuar mbrëmë një tubim me mërgatën në Amstetten të Austrisë,... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër












