Sport
Bajrami në ring me indianin Singh Jaideep
Xhavit Bajrami, më 2 korrik në Zvicër, do të përballet në ringun profesionist të kick-boxit me Singh Jaideep
Xhavit Bajrami, më 2 korrik në Zvicër, do të përballet në ringun profesionist të kick-boxit me Singh Jaideep, në meçin e vlefshëm për kampion bote në kategorinë e rëndë të ISKA . Lajmi u bë i ditur në faqen e internetit të Xhavit Bajramit..Në biografinë e indianit Jaideep, thuhet se deri më tashti ka një bilanc prej 7 meçeve, prej të cilëve 5 i ka fituar dhe 2 i ka humbur. Suksesi më i madh i tij është triumfi në K-1 të Azisë më 2009 në Seul, ndërkohë që Bajrami ka 46 meçe të zhvilluara në kick-box, 32 fitore, 13 humbje dhe 1 barazim.Bajrami, përveç titullit të kampionit në ISKA, aktualisht është pronar edhe i titullit të botës në versionin WKN.Më 2 korrik në ring do të paraqiten edhe kick bokserët më të mirë të Zvicrës në K-1 World Max deri në 70 kilogramë. Në mesin e tyre edhe tre shqiptarë, Butrint Rama, Jetmir Sula dhe Faton Vukshinaj.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas Zvicra po merr pjesë për herë të parë si anëtare e një takimi të koalicionit ndërkombëtar... -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh












