Lajme
Bakteret e rrezikshme që po u rezistojnë antibiotikëve, OBSh publikon listën
Së fundmi OBSh ka publikuar listën e baktereve më të rrezikshme, rezistentë ndaj antibiotikëve.
Renditja përfshin 24 patogjenë, të cilët bëjnë pjesë në 15 familje të baktereve rezistente ndaj antibiotikëve (AMR).
Rezistenca antimikrobike (AMR) ndodh kur bakteret, viruset dhe parazitët nuk reagojnë më ndaj ilaçeve, duke përkeqësuar sëmundjen dhe duke rritur rrezikun e vdekjes. AMR shkaktohet kryesisht nga përdorimi jo i duhur dhe i tepruar i antimikrobikëve.
OBSh liston ndër bakteret më të rrezikshëm, Acinetobacter, bacilet gram-negative dhe Mycobacterium tuberculosis rezistent ndaj antibiotikut rifampicin. Lista përfshin gjithashtu Enterobacterales dhe Enterobacteria. Lista e OBSh-së përfshin gjithashtu Neisseria gonorrhoeae dhe Enterococcus faecium, rezistente ndaj antibiotikëve të shumtë. Këto baktere kërkojnë vëmendje më të madhe, veçanërisht në popullatat vulnerabël, duke përfshirë popullatën pediatrike dhe të moshuar.
Kjo pasi rezistenca ndaj antibiotikëve rrezikon aftësinë tonë për të trajtuar në mënyrë efektive infeksionet me ndikim të lartë si tuberkulozi, duke shkaktuar sëmundje të rënda dhe rritje të shkallës së vdekshmërisë. Provat e reja nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tregojnë mbipërdorimin e gjerë të antibiotikëve gjatë pandemisë COVID-19 në mbarë botën, gjë që mund të ketë përkeqësuar përhapjen “e heshtur” të rezistencës antimikrobike (AMR).
Ndërsa vetëm 8% e pacientëve të shtruar në spital me COVID-19 kishin bashkë-infeksione bakteriale që kërkonin antibiotikë, tre nga katër ose rreth 75% e pacientëve janë trajtuar me antibiotikë ‘vetëm në rast se mund të jenë një ndihmë’. Shkalla më e lartë e përdorimit të antibiotikëve u pa tek pacientët me COVID-19 të rëndë, me një mesatare globale prej 81%. Në rastet e lehta ose të moderuara, kishte një variacion të konsiderueshëm midis rajoneve, me përdorimin më të lartë në Afrikë(79%).
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Fluturimi Cyrih-Nju Jork devijohet në Londër pas emergjencës në ajër Avioni u ul në mënyrë të sigurt në Londër dhe nuk janë raportuar të lënduar. Pasagjerët... -
Helikopteri rrëzohet në Ticino, gjashtë persona të lënduar -
Në Zvicër, Cyrihu renditet stacioni më luksoz në botë -
KOF: Situata e punësimit në Zvicër nuk ndikohet nga lufta në Iran -
Në Zvicër po kërkohet ulja e kufirit të shpejtësisë për të kursyer karburant













