Lajme
Ballafaqimi i studentëve shqiptarë me Covid – 19 në Austri
Brengosja për shëndetin e familjarëve, për situatën financiare të tyre si të papunë dhe mësimi online. Këto kanë qenë preokupimet e studentëve shqiptarë në Austri gjatë mbylljes së kufijve për shkak të pandemisë Covid-19
Austria ishte një nga shtetet e para në Evropë që mbylli universitetet dhe shkollat si masë parandaluese kundër infektimit të qytetarëve me virusin Covid-19. Në javën e dytë të muajit mars, u mor vendimi edhe për mbylljen e kufijve dhe ndalimin e fluturimeve brenda dhe jashtë shtetit. Kjo bëri që studentët shqiptarë të mbeten të mbyllur në Austri. Për ta, kjo ishte një situatë e rëndë emocionale për t`u përballuar.
Mbyllja ishte e frikshme

Merlinda Tahiri, e cila studion sociologjinë në Vjenë, thotë për albinfo.at se brenga e saj më e madhe ishte gjendja shëndetësore e prindërve të saj në Kosovë. Ajo shton se e kishte të vështirë ta perceptonte “mbylljen” dhe moslejimin që të udhëtonte lirshëm për tek familja.
“Lajmi mbi mbylljen e kufijve nuk ishte i lehtë për të mos thënë ishte i frikshëm në vetvete. Vetë koncepti i “mbylljes” është i frikshëm. Që në fillim, kuptuam se vizitat dhe takimet me familjarët do të bëhen të pamundura. Dhe gjendja emocionale rëndohej dita ditës sepse mendoja për shëndetin e prindërve dhe moshën e tyre tashmë të shtyrë. Fatkeqësisht s’mund të bëja asgjë më shumë, përpos t’i këshilloja mbi masat e mbrojtjes dhe të lutesha për ta”, ka thënë ajo.
Si e papunë, këtë periudhë e ka kaluar me rezervat e saj financiare. Kurse, vazhdimi i studimeve nga shtëpia nuk ka qenë aspak i lehtë, thekson Merlinda Tahiri.
“Kjo formë e mësimit online nuk ishte aspak e lehtë. Ndoshta sepse ishte formë e re, e papraktikuar më herët nga unë. Mungonte interaktiviteti grupor, i cili shumë herë ndihmon shumëfish në procesin e mësimnxënies dhe studimit. Tani po e vërej se këtë fakt e ka marrë në konsideratë edhe universiteti duke ofruar provimet semestrale të një niveli më të lehtë se zakonisht. Besoj për secilin student ky semestër ka qenë i ngarkuar emocionalisht. Ky semestër, që lirisht mund ta quajmë semestri i Covid 19 do të mbetet gjatë në kujtesën tonë”, është shprehur ajo.
Izolimi më kujtoi luftën në Kosovë!

Për Violeta Dedajn, po ashtu studente e Sociologjisë, periudha e mbylljes ishte më e rënda për t`u përballuar. Por, ajo ka thënë se këta muaj ia ka kushtuar vetëm mësimit.
“Mbyllja e kufijve ka qenë momenti më i vështirë i kësaj periudhe sepse koronën nuk e perceptoja si diçka të rrezikshme. Dhe mbyllja e kufijve sikur e bëri distancën edhe më të largët me familjen dhe rrjedhimisht Kosovën. Mbyllja e kufijve, heshtja në qytet dhe izolimi m’i rikthyen kujtimet e luftës në Kosovë dhe periudhën e izolimit në shtëpitë tona dhe kjo më zgjonte ndjenjën e frikës. Unë jam e papunë. Nuk është e lehtë të gjesh punë në Vjenë. Këtë periudhë e kam kaluar me ndihmat e familjes”, është shprehur ajo.
Mësimi “online”, fokusimi i vetëm i studentëve

Për të mos ndaluar mësimin, në Austri ligjëratat filluan në formën digjitale. Studentët mbanin takime “online” me profesorët, kurse edhe provimet u zhvilluan po në këtë formë.
Sidoqoftë, kjo për Bunjamin Bytyqin, student i Juridikut në Universitetin e Vjenës, nuk ka qenë dhe aq e lehtë. Andaj, i tërë fokusimi i tij gjatë muajve të mbylljes ka qenë tek mësimi “online”.
“Situata pandemike ka sjellë ndoshta një risi te studentët anembanë botës. Kjo ishte mësimi dhe provimet ‘online’! Gjatë gjithë kësaj kohe të pandemisë kam qëndruar në Vjenë. Nuk kam punuar, kështu qe jam përqendruar në mësime – edhe pse ka qenë shumë e vështirë. Mirëpo një leksion e kemi marrë, se shëndeti është mbi të gjitha. Ka qenë një kohë e vështirë për gjithçka, duke përfshirë edhe shkollimin. Kemi mbajtur mësim online, por duhet të shohim rezultatin e provimeve për ta vlerësuar se si ka qenë”, ka thënë ai.
Pandemia e vështirësoi shkollimin tim

Mosfunksionimi i bizneseve ka prekur direkt në xhepin e studentëve. Për ta është e rëndësishme puna, meqë me atë pagë arrijnë të kryejnë studimet.
Blerim Veliut, masat e shtetit austriak i kanë kushtuar me humbjen e vendit të punës. Kurse mbështetjen financiare e ka pasur sërish nga familja.
“Mbyllja e kufijve edhe te unë si tek çdo person tjetër që gjendet larg atdheut ka ndikuar negativisht, për shkak se udhëtimi për në vendlindje ishte i pamundur. Unë gjatë pandemisë kam qenë në Austri, përkatësisht në Vjenë, përveç mësimit online nuk jam marrë me diçka tjetër. Situata e pandemisë e ka vështirësuar shumë shkollimin tim. Pandemia ka mbyllur shumë vende të punës, gjithashtu edhe vendin tim të punës, kështu që gjatë kësaj periudhe më ka financuar familja”, ka thënë ai.
Box
Vështirësitë me mësimin online
Merlinda: “Kjo formë e mësimit online nuk ishte aspak e lehtë. Ndoshta sepse ishte formë e re, e papraktikuar më herët nga unë. Mungonte interaktiviteti grupor, i cili shumë herë ndihmon shumëfish në procesin e mësimnxënies dhe studimit”.
Box 2
Mbetëm pa punë, u bëmë barrë e familjes
Blerimi: “Situata e pandemisë e ka vështirësuar shumë shkollimin tim. Pandemia ka mbyllur shumë vende të punës, gjithashtu edhe vendin tim të punës, kështu që gjatë kësaj periudhe më ka financuar familja”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë Përfundon numërimi në përfaqësitë diplomatike dhe po mbyllet procesi në Prishtinë, ndërsa sfida e fundit mbeten... -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind -
Numërohen votat e diasporës, mbi 60 mijë pako postare janë vlerësuar nga KQZ -
Shoqata Zvicerane e Futbollit çon në gjyq TikTokerin që ofendoi Xhakën dhe Shaqirin
Jeta në Zvicër
-
Ky është formacioni i Zvicrës ndaj Katarit Ndeshjen do ta fillojnë kët lojtarë: Kobel; Zakaria, Elvedi, Akanji, Rodriguez; Aebischer, Xhaka, Freuler; Ndoye, Embolo,... -
Sonte Zvicra luan ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2026 -
Fermerët e Gjenevës kundër mbylljes së kufijve -
Ministrat e qeverisë zvicerane kaluan më shumë kohë në ajër në vitin 2025 -
Zviceranët synojnë lidhje direkte hekurudhore me Londrën













