Lajme
Ban Ki-Moon kërkon zgjidhje për veriun, reagon VV (update)
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon kërkoi që çështja e veriut të zgjidhet me dialog, ndërsa Vetëvendosje e priti me parullën UNFAIR. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkua, Ban Ki-Moon ka arritur në Prishtinë, ndërsa në deklaron e parë dhënë në Aeroportin “Adem Jashari” ka shfaqur brengën për situatën në veriun e Kosovës, […]
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon kërkoi që çështja e veriut të zgjidhet me dialog, ndërsa Vetëvendosje e priti me parullën UNFAIR.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkua, Ban Ki-Moon ka arritur në Prishtinë, ndërsa në deklaron e parë dhënë në Aeroportin “Adem Jashari” ka shfaqur brengën për situatën në veriun e Kosovës, duke kërkuar zgjidhje paqësore të kësaj pjese. Lëvizja Vetëvendosje, ndërkaq e ka pritur me parulla.
Zoti Ban Ki-Moon kërkoi zhvillimin e dialogut ndëretnik, ndërsa u angazhua për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit. Ai po ashtu nuk harroi t’i shpreh ngushëllime institucioneve dhe popullit të Kosovës, për vdekjen e poetit të përmasave ndërkombëtare, Ali Podrmja.
Sekretari i OKB-së nuk ka lejuar pyetje të gazetarëve, ndërsa edhe në komentet e tij ka qenë shumë i kufizuar. Madje për shkak që Kosova nuk është anëtare e OKB-së, edhe deklarata e zotit Ben kanë qenë tepër relativizuese.
Ndërkaq, ardhja e Ban Ki-Moon-it nuk është pritur mirë nga aktivitet e lëvizjes Vetëvendosje. Këta të fundit në mesditë shkruan parullën UNFAIR (I Padrejtë), në hyrje të ndërtesës së UNMIK-ut në zonën industriale në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë. Ky veprim i Vetëvendosjes i irritoi policinë e Kosovës e cila intervenoi.
“Policët e Kosovës intervenuan në mënyrë të shfrenuar ndaj aktivistëve. Ata hodhën spray lotsjellës në mënyrë të pakontrolluar, goditën aktivistët me grushte dhe ofendonin pandërprerë. Gjatë këtij intervenimi, shumica e aktivistëve të Vetëvendosjes u lënduan, ndërsa aktivisten Krenare Krasniqi e përplasën për tokë duke ia lënduar kokën”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
Ban Ki Mun sot në Kosovë (08:00)
OKB është munduar që ta paraqesë vizitën në Kosovë jashtë vizitës shtetërore
Pas vizitës në Beograd, të martën në Prishtinë do të qëndroj për vizitë zyrtare, sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban ki Mun. Ai do të takohet me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, ndërsa do ta vizitojë manastirin e Deçanit dhe qytetin e Prizrenit.
Sekretari i përgjithshëm do të mbajë fjalim në aeroportin e Prishtinës, ndërsa ndryshe nga vendet tjera, në Prishtinë nuk do të pranojë pyetje të gazetarëve. Njoftimi për vizitën në Kosovë, OKB siç raporton “Zëri” është munduar që ta paraqesë jashtë vizitës shtetërore, pasi që Kosova nuk është njohur nga OKB.
Agjenda e sekretarit të përgjithshëm e postuar në faqen e internetit të UNMIK-ut, misionit që vazhdon të funksionojë në kuadër të Rezolutës 1244, ka qenë me shumë pak të dhëna. “Z. Ban më pas do të shkojë në Kosovë, do ta vizitojë Misionin e Administratës së Përkohshme në Kosovë (UNMIK)”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq gjatë vizitën në Beograd, Ban ka marrë porosi nga presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, që Kombet e Bashkuara t’i kryejnë obligimet e tyre në harmoni me mandatin që kanë në Kosovë.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran
Jeta në Zvicër
-
Farmacistët paralajmërojnë: Disa barna mund të bëhen të rrezikshme gjatë valës së të nxehtit Temperaturat e larta mund të rrisin efektet anësore ose të ulin efektivitetin e disa medikamenteve... -
Zyrtare: Zvicra shpallet vendi më i pëlqyer në botë -
Gjoba deri në 250 franga për hedhjen e mbeturinave në vende të palejuara në gjithë Zvicrën -
Vala e të nxehtit po përshpejton shkrirjen e akullnajave në Zvicër -
Edhe kjo fundjavë përvëluese në Zvicër, temperaturat deri në 38 gradë











