Jeta në Zvicër
Banesat e zbrazëta u kushtojnë investitorëve 1 miliard franga
Shumë apartamente vazhdojnë të mbeten zë zbrazëta në pjesën perëndimore të Zvicrës. Në shifra, kjo do të thotë se 72 mijë apartamente janë pa qiramarrës, që korrespondon me një normë prej 1.6 për qind, shkruan albinfo.ch.
Megjithatë, investitorët si fondet e pensioneve dhe kompanitë e sigurimeve e shohin këtë më ndryshe. Në fund të fundit, katër nga pesë apartamente të zbrazëta janë apartamente që janë dedikuar të jepen me qira. Krejt kjo shkakton 1 miliardë franga humbje nëse llogaritet qiraja. Këtë e ka treguar një studim i pasurive të patundshme nga Zürcher Kantonalbank ZKB, përcjell albinfo.ch.
Megjithë rendimentet në rënie, gjithnjë e më shumë investitorë po kërkojnë fatin e tyre në tregun e pasurive të paluajtshme duke nënvlerësuar rrezikun e vakumit, thonë ekspertët.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant












