Kosova
BB ndan afro 3 milionë dollarë grante për të rinjtë e Kosovës
Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka nënshkruar një grant marrëveshjeje në vlerë prej 2,785,000 dollarë me drejtoreshën regjionale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder.
Siç u njoftua, ky grant do t’u dedikohet komunave të Kosovës për zhvillimin dhe aftësimin e të rinjve.
Këto mjete vijnë nga Fondi Shoqëror i Zhvillimit Japonez, nën administratën e Bankës Botërore, e cila shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në arritjen e prioriteteve të Qeverisë së re.
Po ashtu, sot nga dy palët u nënshkrua edhe letërkëmbimi për rialokimin e fondeve të kredisë aktuale brenda komponentëve lidhur me projektin e efiçencës së energjisë, e cila hap rrugën për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re për grant, e cila pritet të nënshkruhet së shpejti.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër Për vite me radhë, prodhuesi i makinave Tesla kryesonte fushën për sa i përket shitjeve të... -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2% -
Më shumë se 8 milionë CHF janë shpenzuar për fushatat e votimit të 8 marsit -
Kthimi afatgjatë në Brienz konsiderohet i mundur -
Qeveria zvicerane prezanton planin për të ndaluar mungesën e banesave të përballueshme














