Lajme
Banka Botërore: Borxhi Publik më i larti në vendet e Ballkanit

Niveli i borxhit publik është një ndër shqetësimet kryesore të ngritura nga Banka Botërore për ekonominë shqiptare në raportin e fundit.
Deri në fund të vitit 2021 niveli i borxhit publik në ekonominë shqiptare rezulton se është 80.1%.Kjo është shifra më e lartë e raportuar zyrtarisht në ekonominë shqiptare. Banka Botërore thekson se është e nevojshme që të merren masa të menjëhershme për të stabilizuar gjendjen financiare në vend.
“Borxhi publik i Shqipërisë është shumë më i lartë se mesatarja e borxhit në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Për të garantuar qëndrueshmërinë e financave të vendit, është e nevojshme që normat e tatimit mbi të ardhurat personale të jenë më të drejta, të rriten të ardhurat nga TVSH-ja dhe të riforcohet besueshmëria e politikës fiskale, veçanërisht nëpërmjet angazhimit të qëndrueshëm politik ndaj rregullave fiskale”.
Për të përmirësuar gjendjen ekonomike në vend Banka Botërore sugjeron që të ndërhyhet në përmirësimin e klimës së të bërit biznes në vend.
“Për të rritur produktivitetin e firmave shqiptare, kërkohet përmirësim i mjedisit të biznesit, forcim i inovacionit dhe thellim i procesit të integrimit të shqiptarëve në ekonominë globale”.
Por përtej rritjes së borxhit ecuria ekonomike duket se do të mbetet e ngadaltë në vitet e ardhshme. në 2022 kjo shifër parashikohet që të kap vlerën 4.1% nga 8.7 % që është për vitin 2021 dhe vetëm 4 % në dy vitet e ardhshme. /Abc News
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Opinion
Lëreni Diasporën të sjellë Diasporën në Shqipëri, ashtu siç është, e papërlyer “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” ka disa qëllime kryesore si realizimi i votës së Diasporës e...
-
Zvicër, marrëveshja ndërkufitare është zgjeruar pjesërisht
-
Mërgimtari humbi kontrollin, përplaset me pemën, dërgohet në spital me helikopter
-
Rritja ekonomike në Kosovë varet nga ardhja e diasporës
-
Pse diaspora shihet si vegël e partive në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Cilat pjesë të Zvicrës kanë më shumë vende pune? Tregu i punës i Zvicrës është rikuperuar mirë nga pandemia, shkruan albinfo.ch. Mungesa e stafit prek...
-
A po synohet anëtarësimi i Zvicrës në Bashkimin Evropian?
-
Zvicra regjistron rritje të numrit të makinave elektrike
-
Zvicër: Shteti duhet të vazhdojë të paguajë për testet e koronës
-
Zvicër: Asnjë vdekje në transportin publik gjatë vitit 2021