Kosova
BB mbështet reformat e administratës publike në Kosovë
Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, priti në zyrën e tij delegacionin me përfaqësues të Bankës Botërore të udhëhequr nga Diego Martin, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Në këtë takim ata biseduan për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.
Gjatë këtij takimi temë bosht ishte diskutimi për pakon ligjore të reformës së administratës publike dhe përkrahja e Ministrisë së Administratës Publike në legjislacionin sekondar, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu ata biseduan për fushat specifike, si; menaxhimi i burimeve njerëzore dhe ngritja e kapaciteteve të tyre.
Me këtë rast, Yagcilar e njoftoi delegacionin me reformat shtetërore të Republikës së Kosovës, gjithashtu e vlerësoi lart duke kërkuar vazhdimin e bashkëpunimit me Bankën Botërore.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Bankës Botërore theksuan se në kuadër të agjendës së tyre zhvillimore si fushë specifike, do të trajtohet edhe reforma e administratës publike. Në këtë kontekst ata e vlerësuan lart bashkëpunimin me ministrin dhe konfirmuan përkrahjen e Bankës Botërore për Ministrinë e Administratës Publike
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












