Lajme
Banka Kombëtare e Zvicrës humb 132.5 miliardë franga
Me publikimin e raportit vjetor, Banka Kombëtare e Zvicrës ka njoftuar se ka pësuar humbje prej 132.5 miliardë frangah për vitin 2022. Humbja në monedhën e huaj ishte 131.5 miliardë franga, ndërkohë që në frangun zviceran ishte rreth një miliard. Humbja vjen nga letrat me vlerë dhe investimet në korporata, raporton 20minuten, përcjell albinfo.ch.
Humbja më e madhe ndodhi në pjesën e parë të vitit të kaluar, për tre muaj banka regjistroi humbje 142.4 miliardë franga, por që pati edhe fitim prej 26.3 miliardëve.
Kjo humbje do të ketë ndikim edhe tek investitorët, por edhe te shpërndarja e profitit te federata dhe kantonet.
“Normalisht që dështimi për të paguar profitin është i dhimbshëm. Kjo është një prej arsyeve pse Këshilli qeverisës ka udhëzuar që të ketë kujdes në shpenzime. Është e mundur që shpenzimet të kufizohen dhe kjo do të bëhet”, i kishte thënë 20minuten drejtori financiar i kantonit të Bernit, Astrid Bärtschi, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë për federatën po ashtu do të ketë pasoja. “Fakti që nuk do të ketë shpërndarje të profitit, nënkupton 666 milionë më pak në buxhetin e planifikuar”, ka thënë Tina Laubscher, zëdhënëse e Departamentit Federal të Financave.
Kështu, federata nuk do të mund të mendojë për mos shpërndarjen e profitit, sepse Banka është në gjendje të mirë aktualisht, raporton 20 minuten, përcjell albinfo.ch.
Shqetësimi rritet edhe për ndikim që mund të ketë kjo te banorët e Zvicrës. Nga banka Raiffeisen i kanë thënë 20minuten se në rast se “Banka Kombëtare nuk ka para, atëherë do të krijohen zbrazëti në buxhetin e kantoneve. Do ketë borxh të akumuluar dhe vështirë se zgjidhet kjo”.
Kjo gjë do të prekë sektorë të ndryshëm, sidomos investimet kapitale. Derisa propozohet që kursimet të bëhen në personel, të rriten taksat, sidomos në kantonin e Bernit, Cyrihut dhe Lucernit.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













