Shkurt.ch
Banka zvicerane paralajmëron shkurtime të vendeve të punës
Banka private zvicerane ‘Julius Baer’ thotë se do të shkurtojë rreth 130-140 vende pune, si pjesë e një programi për shkurtimin e kostos prej 100 milionë dollarësh (CHF 100 milionë), pasi rritja e fitimit u ngadalësua në 2018-ën.
Banka me bazë në Cyrih njoftoi të hënën se fitimet para tatimit ishin rritur vetëm 1% në 2018 në 893.9 milionë franga. Mjetet nën menaxhim ranë me 2% në krahasim me vitin e kaluar, në 382 miliardë franga në fund të dhjetorit, përcjell albinfo.ch.
Si rezultat, banka tha se kishte nisur një “program të reduktimit të kostove strukturore” për të ulur shpenzimet për 100 milionë franga. Gjatë vitit 2019, Julius Baer ka për qëllim të zvogëlojë numrin e punonjësve të saj me 2% nga 6,693 staf me orar të plotë, por shtoi se do të vazhdojë punësimin në fusha strategjike.
Kryeshefi ekzekutiv, Bernhard Hodler, përshkroi një mjedis sfidues “për të gjithë industrinë”, duke treguar një “rënie të mprehtë në tregjet e aksioneve globale” në gjysmën e dytë të vitit 2018 dhe një rënie në euro.
“Ne vazhdojmë të bëjmë investime strategjike të rritjes dhe kemi filluar një program strukturor të reduktimit të kostove për të absorbuar luhatjet e të ardhurave nga shifrat e mundshme të tregut në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme”, tha ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare










