Lajme
Credit Suisse, 4 miliardë humbje në tremujor: do të shkurtojë 9.000 vende pune
Rreth 2,000 vende pune janë prekur në Zvicër, ka thënë sot për SRF kryetari i Bordit të Drejtorëve, Axel Lehmann
Aksionet e bankës së dytë më të madhe zvicerane Credit Suisse kanë humbur deri në 14 për qind në vlerë këtë mëngjes përkohësisht, pasi CS njoftoi një ristrukturim të grupit dhe një humbje prej 4 miliardësh, transmeton albinfo.ch.
Kështu, banka planifikon të shkurtojë 9000 vende pune deri në fund të vitit 2025. Rreth 2,000 vende pune janë prekur në Zvicër, ka thënë sot për SRF kryetari i Bordit të Drejtorëve, Axel Lehmann.
Kjo është pothuajse çdo i teti vend pune i kësaj banke në Zvicër.
Credit Suisse ka pësuar një humbje prej mbi katër miliardë frangash në tremujorin e tretë të këtij viti. Kjo përfshin edhe zhvlerësimin në lidhje me konvertimin.
Pas njoftimit të Credit Suisse se synon të shkurtojë vendet e punës, Shoqata Zvicerane e Bankierëve ka bërë thirrje për qartësi në lidhje me planet sa i përket Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Në një deklaratë të shoqatës, thuhet se është plotësisht e paqartë se në çfarë mase është prekur divizioni i suksesshëm zviceran dhe funksionet e korporatës në Zvicër.
Në fund të vitit 2025 grupi duhet të ketë ende rreth 43,000 punonjës, rreth 9,000 më pak se aktualisht.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” Në ambientet e reja të kompanisë në Basel, Dotax Treuhand GmbH ka shënuar 5-vjetorin e themelimit... -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” Në ambientet e reja të kompanisë në Basel, Dotax Treuhand GmbH ka shënuar 5-vjetorin e themelimit... -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas












