Bota
Banka më e madhe evropiane largon 35 mijë punëtorë
Shkurtimi i 35,000 vendeve të punës nënkupton zvogëlim të rreth 15% të fuqisë punëtore
Banka më e madhe në Evropë, HSBC, tha se do të shkurtojë rreth 35,000 vende pune, për t’u përqendruar më shumë në tregjet në rritje në Azi dhe për t’u përballur më mirë me pasiguritë globale.
Shefi i përkohshëm ekzekutiv i bankës, Noel Quinn, tha se numri i njerëzve të punësuar do të bie nga 235,000 në 200,000 në tre vjetët e ardhshëm.
Quinn tha se ekipi i tij tashmë ka nisur me zbatimin e planeve, transmeton TCH.
Ristrukturimi, sipas tij, përfshin “konsolidimin” e disa pjesëve të biznesit dhe “riorganizimin e funksioneve globale dhe të selisë”, përcjell albinfo.ch.
Banka, e cila është me seli në Londër, por fiton pjesën më të madhe të parave të saj në Azi, raportoi se fitimi i saj neto ka rënë me 53% në vitin 2019, përkatësisht 6 miliardë dollarë.
Shkurtimi i 35,000 vendeve të punës nënkupton zvogëlim të rreth 15% të fuqisë punëtore. Banka HSBC aktualisht operon në më shumë se 50 vende në Amerikën e Veriut, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Azi.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër Kushdo që merr këtë letër dhe nuk e identifikon si mashtrim, sigurisht që do të ketë...
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
Jeta në Zvicër
-
SWISS do të rifillojë fluturimet për në Tel-Aviv të premten Linja ajrore kombëtare do të nisë sërish fluturimet për në qytetin izraelit nga nesër, përcjell albinfo.ch....
-
Mungesa e banesave në Cyrih dhe qiratë e larta nxisin trendin e ‘sublet’
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Së shpejti do të mund të merrni 2 litra lëngje me vete në bagazhin e dorës në aeroportin e Cyrihut
-
Mbi 60 trena shtesë drejt Ticinos gjatë fundjavave në maj