Lajme
Bankat do të raportojnë çdo transfertë për në Zvicër
Bankat private do të raportojnë me detyrim çdo transfertë që kryhet nga Shqipëria drejt vendeve të tjera që konsiderohen me risk të lartë për pastrim parash si Zvicra, Qipro apo republikat e Amerikës Latine.
Siç raporton Top-Channel në Tiranë, Banka e Shqipërisë ka miratuar një rregullore të re, e cila forcon ndjeshëm rregullat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Aktualisht ligji i detyron bankat të raportojnë vetëm transfertat në hyrje nga vendet e rrezikuara.
Por me rregulloren e re ato do të raportojnë edhe transfertat që nisen nga Shqipëria drejt parajsave fiskale, përmes të cilave grupe kriminale apo individë që kanë të ardhura të jashtëligjshme mund të tentojnë pastrimin e tyre.
Por ky nuk është ndryshimi i vetëm. Një tjetër kërkesë shtesë është ajo për monitorimin e klientëve. Aktualisht bankat e verifikojnë një klient vetëm në momentin e parë, kur ai paraqitet për të kryer veprimin e parë në bankë.
Nëse nga verifikimi paraprak klienti nuk rezulton i dyshimtë, atëherë ai klasifikohet pa risk dhe nuk kontrollohet më në transaksionet që kryen më pas.
Por me rregulloren e re bankat do të kenë detyrimin të monitorojnë në vazhdimësi veprimet dhe transaksionet e një klienti, edhe pse në momentin e parë ai është klasifikuar si pa risk.
Në mesin e vitit 2015, Shqipëria doli nga lista e vendeve nën vëzhgim për pastrim parash. Por shumë shpejt, Moneyval, komiteti i ekspertëve që vlerëson masat kundër pastrimit të parave për llogari të Këshillit të Europës pritet të japë një vlerësim të ri.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira














