Lajme
Bankat zvicerane, në prag të shitjeve të aseteve ruse
Para një jave është marrë vendimi në Zvicër që individët dhe subjektet ruse në listën e zezë të Bashkimit Evropian nuk do të jenë në gjendje të përdorin bankat zvicerane për të anashkaluar sanksionet evropiane kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, tha të premten Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare të Zvicrës (Finma), njofton albinfo.ch.
Ndërkohë, Banka Kombëtare e Zvicrës po vlerëson ndikimin e sanksioneve kundër Rusisë në portofolin e saj të letrave me vlerë ruse dhe po shqyrton shitjen e tyre.
“SNB mban letra me vlerë të lidhura me Rusinë, të cilat përfaqësojnë më pak se 0.05% të rezervave valutore”, i tha SNB gazetës zvicerane-gjermane Tages-Anzeiger. Sipas llogaritjeve të agjencisë Bloomberg, në total – midis aksioneve dhe obligacioneve të lidhura me Rusinë – ato do të ishin midis 100 dhe 474 milionë franga. Kjo është hera e parë që instituti ka folur për asetet e tij ruse. “SNB – shpjegoi instituti – po shqyrton nëse këto letra me vlerë duhet të mbahen apo shiten, në përputhje me sanksionet”.
Ndërmjetësuesve financiarë në Zvicër iu ndalua të hyjnë në marrëdhënie të reja biznesi me individët dhe kompanitë në listën e sanksioneve dhe duhet të raportojnë menjëherë marrëdhëniet ekzistuese të biznesit, thuhet në një deklaratë të Finma.
“Hapat e mëtejshëm për të forcuar këto masa janë duke u përgatitur”, tha Finma.
Më herët, Qeveria zvicerane shtoi në listën e saj vëzhguese 363 individë të rinj rusë dhe katër kompani që BE-ja i kishte vendosur në listën e sanksioneve.
Në vitin 2020, qytetarët rusë kishin më pak se 10.5 miliardë franga zvicerane në bankat zvicerane, sipas Finews. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant












