Sport
Baseli ‘shkatërron’ gjithçka para vetes
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, e nisi këtë takim si titullar, por u zëvendësua nga trajneri i Baselit në minutën e 64-t
Kampioni i Zvicrës, FC Basel po vazhdon të dominojë në Superligën zvicerane, duke dëshmuar se nuk ka konkurrencë as këtë sezon, shkruan albinfo.ch.
Baseli ka arritur të fitojë me rezultatin e thellë 6:0 në Superligën e Zvicrës përballë Vaduzit. Takimi i luajtur në shtëpinë e kampionëve në fuqi nuk ka pasur shumë histori, teksa në minutën e 10 dhe të 19 vendasit vendosën kontrollin me shifrat 2:0. Katër golat e tjerë u shënuan në pjesën e dytë të takimit.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, e nisi këtë takim si titullar, por u zëvendësua nga trajneri i Baselit në minutën e 64-t. Nga ana tjetër, Albion Avdiaj e ndoqi gjithë takimin nga stoli, teksa trajneri i Vaduzit nuk preferoi ta aktivizonte.
Pas kësaj fitoreje, Baseli vazhdon kryesimin e kampionatit me 41 pikë në 15 ndeshje, ndërsa Vaduzi renditet i fundit me vetëm 12 pikë.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres












