Kosova
Bashkatdhetarët vizitojnë Ministrinë e Mbrojtjes në Kosovë
Një grup i bashkatdhetarëve kanë vizituar sot Ministrinë e Mbrojtjes në Kosovë ku janë pritur nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla. Të kryesuar nga Anita Bardhaj, bashkatdhetarët u njoftuan nga zëvendësministri Syla lidhur me të arriturat, sfidat dhe proceset nëpër të cilat po kalon Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, transmeton albinfo.ch.
Me këtë rast, zëvendësministri Syla shprehu falënderimet për vizitën, si një mundësi për të rritur komunikimin dhe ndërveprimin me mërgatën shqiptare për të ruajtur lidhjen me atdheun si dhe për të parë mundësitë për kontributin në politikat zhvillimore si dhe përfshirjen në proceset e rëndësishme të forcimit të rolit të Kosovës në aspektin ndërkombëtar, thuhet në njoftim.
Nga ana e saj, Bardhaj dhe të gjithë mërgimtarët e pranishëm shprehën emocionet dhe përshtypjet e thella për vizitën, duke konfirmuar gatishmërinë e tyre për angazhimet dhe mbështetjen e tyre edhe në të ardhmen për FSK-në, nga vendet ku jetojnë dhe veprojnë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës















