Kosova

Bashkatdhetari nga Zvicra ndihmon familjet me nevojë në Gjakovë

Bashkatdhetari, Sadik Tola, i cili është me banim në Bern të Zvicrës ka ndihmuar gjashtë familje që kanë nevojë në Gjakovë

Bashkatdhetarët nga diaspora vazhdojnë të ndihmojnë familjet në Kosovë, familje që kanë nevojë dhe janë në gjendje të rëndë.

Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ka njoftuar se bashkatdhetari, Sadik Tola, i cili është me banim në Bern të Zvicrës ka ndihmuar gjashtë familje që kanë nevojë në Gjakovë, përcjell albinfo.ch.

“Karvani jonë humanitar ishte në komunën e Gjakovës, ku u ndihmuan gjashtë familje nevojtare. Me të vërtetë ajo që pamë sot ishte shumë e rëndë. Donator i këtij aksioni është vëllai jonë nga Gjakova, Sadik Tola, i cili është me banim në Bern të Zvicrës”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.

Bashkatdhetarët nga diaspora kanë ndihmuar shumë këtë shoqatë, që pandërprerë ndihmon familjet në Kosovë, duke iu dhuruar ndihma, duke u ndërtuar shtëpi e duke blerë banesa për ta.