Kosova
Bashkatdhetari nga Zvicra që po kultivon aroninë në Kosovë
Esat Berisha, i lindur dhe rritur në Kosovë, prej shumë vitesh punon dhe jeton në Zvicër i cili prej disa kohësh ka investuar shuma të mëdha parash për të ngritur plantacione me këtë kulturë në fushat e Prizrenit dhe jo vetëm.
Në fillim të punës së këtij plantacioni, temperaturat e larta ishin sfidë në vete. Një vit më parë të vjelësh aroninë ishte e vështirë, por ky investitor tani ka sjellë në Kosovë teknologjinë më të re, duke i dhënë fund humbjes së prodhimit të gatshëm, në mungesë të fuqisë punëtore. Hapja e puseve ishte shpëtimi i bimëve pasi u instalua sistemi i vaditjes pikë-pikë.
Ai njofton më tej për Tv Prizreni se për këtë vit, pritjet janë për rendimente më të theksuara të aronisë, ndërsa bën të ditur se janë evituar edhe problemet e furnizimit me energji elektrike për ujitje të plantacionit, transmeton Albinfo.ch.
Pronari Berisha, thotë se atij pandemia i ka shkaktuar vështirësi.
“Në këto parcela prodhimi është bio, në bazë të kërkesave të tregut të eksportit, por që ta ruash këtë status është e vështirë”, theksoi më tej pronari Berisha.
Ndërkaq, ai në fund tha se, fokus i plasimit të aronies mbetet tregu ndërkombëtar.
Parcela prej 4 hektarë e mbjellë me aroni është në vitin e katërt, ndërsa kërkesat për këtë kulturë janë shtuar në Kosovë, thotë importuesi i fidaneve, Abaz Ukiqi. Ndërkaq, një shqetësim tjetër për funksionimin sa më të suksesshëm të kultivimit të aronisë, janë shpezët e ndryshme, theksoi punëtori që prej ditës së parë është i angazhuar në këtë fermë, Rasim Hoti.
Ndryshe, këtë fermë me disa mekanizma bujqësore e ka mbështetur në mënyrë simbolike edhe drejtoria e Bujqësisë në Prizren, thotë punëtori Hoti. Pronari i fermës, nga viti në vit duke zgjeruar me sukses parcelat me këtë frut të çmuar si për shijen e veçantë ashtu edhe për vetitë shëruese, syno të shndërroj këtë plantacion në një nga fermat kryesore për kultivimin e aronias jo vetëm në rajon.
Përmbyllja e zinxhirit të prodhimit do të bëhet vetëm pas përfundimit të fabrikës e cila tashmë është në ndërtim e sipër, e cila në një sipërfaqe prej rreth 1500 metrash do të nxjerrë të finalizuar dhe gati për treg produktet e aronisë.
VIDEO:
https://www.facebook.com/1643311899225341/posts/3162966323926550/
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në? Banka e madhe po bën aktin balancues midis UBS-së zvicerane me këmbë në tokë dhe UBS-së...
-
Pse njerëzit në Austri po paguajnë më shumë taksa pavarësisht reformave federale?
-
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës për Ukrainën
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor