Kosova
Bashkatdhetaria nga Zvicra ndihmoi me 2 mijë franga fëmijët e Gjilanit
Jetmira Avdili që jeton në Zvicër, i dorëzon Gjilanit donacionin prej 2 mijë frangash për ndihmë fëmijëve me aftësi të kufizuara
Ndihma e bashkatdhetarëve kosovarë që punojnë në kurbet, po ndihet gjithandej Kosovës. Edhe sot, bashkatdhetaria nga Zvicra, Jetmira Avdili, i ka dorëzuar Komunës së Gjilanit, përkatësisht qendrës së kujdesit ditor “Pema”, donacionin prej 2 mijë franga zvicerane për fëmijët me aftësi të kufizuara, në kuadër të iniciativës “Vetëm 10 franga për një botë më të mirë”.
“E falënderojmë Jetmirën dhe të gjithë bashkatdhetarët nga Zvicra për këtë donacion të rëndësishëm për fëmijët me aftësi të kufizuara. Iniciativën e saj e ka mbështetur maksimalisht kryetari Lutfi Haziri dhe shpresoj shumë që do të vazhdohet me këtë aksion, i cili duhet të jetë shembull për të gjithë”, ka thënë me këtë rast drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan, Nexhat Hajrullahu.
Ndërsa, Jetmira Avdili është shprehur e lumtur që sado pak me këto të holla do t’ua bëjë më të lehtë jetën këtyre fëmijëve.
“Unë i falënderoj të gjithë që më kanë ndihmuar dhe më kanë përkrahur, sidomos kryetarit Lutfi Haziri. Këtë aksion e kam filluar në vitin e kaluar dhe jam shumë e kënaqur që shqiptarët në Zvicër i janë bashkangjitur dhe i falënderoj të gjithë që më kanë besuar. Aksionin do ta vazhdoj edhe në të ardhmen dhe i ftoj të gjithë ata që kanë mundësi t’i ndihmojnë fëmijët me aftësi të kufizuara në Gjilan dhe qendrën “Pema”, tha Avdili.
Mirënjohje dhe falënderime për këtë doancion ka shprehur edhe drejtoresha e qendrës “Pema” në Gjilan, Festa Demiri e cila tha se Jetmira ka mbajtur premtimin që ua ka dhënë muaj më parë, duke i dalë në ndihmë fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Ndryshe, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka përkrahur këtë aksion, përderisa ka paralajmëruar se gjatë muajve në vijim do ta organizoj mbrëmjen e dytë humanitare për mbështetje fëmijëve të Gjilanit.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe