Muzikë
Bashkëpunimi i ri i Bebe Rexhës, “Family”
Bashkëpunimi më i ri mes artistëve David Guetta, Bebe Rexha, Ty Dolla Sign dhe A Boogie Wit da Hoodie, është publikuar në Youtube, përcjell albinfo.ch.
“Family” titullohet kjo këngë, e cila është e zhanrit ‘dance/electronic’.
Muzika është realizuar nga vetë DJ me famë botërore, David Guetta, gjersa tekstin e këngës e kanë shkruar vetë interpretuesit.
Ky është bashkëpunimi i tretë i artistes shqiptare me David Guettën, pas këngëve të suksesshme “Say my name” dhe “Hey mama”.
Bebe Rexha, në anën tjetër, po vazhdon të shijojë suksesin e albumit të saj më të fundit, “Better Mistakes”, të cilin e publikoi në maj të këtij viti.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe