Kosova
Bashkëpunimi Kosovë-SHBA dhe dialogu strategjik, vizita e të dërguarit të Amerikës për Ballkanin
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, u prit nga liderët e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, në takime ndaras të enjten në Prishtinë.
Pas takimit me Kasanofin në zyrën e saj, Osmani tha se Kosova ka nevojë për dialog strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Në takimin me Kasanof, presidentja Osmani diskutoi edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë, siç është fusha e mbrojtjes dhe sigurisë”, tha zyra e Osmanit në një njoftim për media.
Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë të kënaqura me veprimet e autoriteteve kosovare në veriun e banuar me shumicë serbe gjatë këtij viti, duke thënë se ato kanë ndikuar në partneritetin mes dy vendeve.
Uashingtoni i ka cilësuar si të “njëanshme” dhe të “pakoordinuara” vendimet e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti në veri për ndalimin e dinarit serb, mbylljen e institucioneve paralele serbe dhe synimet për hapjen e urës mbi lumin Ibër.
Kurti vazhdimisht këmbëngul se veprimet e Qeverisë së tij nuk janë të drejtuara kundër askujt, se ndjek Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe se marrëdhëniet me SHBA-në janë të mira, përkundër mospajtimeve për disa çështje.
Pas takimit të enjten vonë, kryeministri Kurti shkroi në Facebook se me Kasanofin “trajtuam një gamë të gjerë temash, me fokus në fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale, zgjerimit të bashkëpunimit të dyanshëm dhe sinergjinë në fusha me interes të përbashkët”.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri dhe aleati kryesor i Kosovës.
Zyra e Kurtit tha në një njoftim paraprakisht se kryeministri “trajtoi mundësitë e bashkëpunimit edhe me emisarin e ri, Alexander Kasanof, si dhe me partnerët tanë evropianë pas zgjedhjeve të mbajtura dhe komisionarëve të rinj”.
Kasanof po e viziton Kosovën për herë të parë si i dërguar amerikan për Ballkanin Perëndimor – pasi e pasoi Gabriel Escobarin – ku pritet të zhvillojë konsultime edhe me liderë të opozitës, shoqërinë civile dhe bizneset.
Kasanof erdhi në Prishtinë pas një vizite në Serbi dhe në Bosnjë e Hercegovinë gjatë kësaj jave.
Ndërkohë, zyra e Kurtit tha se në takimin e tij me të dërguarin amerikan të enjten “u trajtua dhe dialogu me Serbinë, ku kryeministri shprehu konstruktivitetin e Kosovës në proces dhe nevojën për zbatimin e plotë dhe sa më parë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit”.
Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.
Por, takim mes udhëheqësve të lartë nuk ka pasur për më shumë se një vit.
Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave











