E-Diaspora
Bashkim Sejdiu ndihmon rritjen e bizneseve në Zvicër
Numri i shqiptarëve që po merren me biznese në Zvicër po rritet gjithnjë e më shumë. Por, ka edhe prej tyre që ndihmojnë shqiptarët që të rritin bizneset e tyre.
Njëri ndër ta është edhe Bashkim Sejdiu. Ai i ka ndihmuar emigrantët në Itali, derisa tani ndihmon në rritjen e bizneseve në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
“Jam në dispozicion për të gjitha firmat në aspektin profesional, por edhe njerëzor, për t’i shfrytëzuar të gjitha aspektet dhe të ndihmoj në rritjen e bizneseve”, është shprehur Sejdiu për albinfo.ch.
Oferta e tij është mjaft interesante. “Për të gjitha shoqatat të cilat kanë punë me biznes, jam i hapur për një bashkëpunim si konsulentë në aspektet vitale të biznesit, po edhe për një bashkëpunim reciprok ekonomik”, ka shtuar tutje Bashkim Sejdiu.
Ai është i hapur ndaj të gjithëve, sidomos shqiptarëve. “Kjo vlen për të gjithë të cilët kanë nevojë për t’i ndihmuar ne mënyrën profesionalet ne aspektet e sigurimeve personale, e veçanërisht shqiptarëve për kërkesat që kanë. Por, edhe për pensionistët, sidomos në këtë kohë, që është bërë marrëveshja për pensionet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës”, shtoi Sejdiu për albinfo.ch.
Preshevari në vitin e kaluar kishte fituar një çmim në Itali, ku aplikacioni i tij ishte zgjedhur më i miri.
Bashkim Sejdiu, me anë të një algoritmi në Milano, ku është numri më i madh i emigrantëve, kishte arritur të lehtësonte punën e autoriteteve shëndetësore që të zbulojnë se cili prej emigrantëve është i rrezikuar nga tuberkulozi ose nga ndonjë sëmundjet tjetër ngjitëse.
Bashkim Sejdiu është bërë i njohur edhe për aplikacionin që e kishte bërë në dhjetë gjuhë të emigrantëve, për të lehtësuar komunikimin e emigrantëve me administratën italiane.
Me aplikacionin e Bashkim Sejdiut, emigrantët i kanë marrë më lehtë dokumentet italiane, edhe atë në dhjetë gjuhë të ndryshme të botës.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriBashkim Sejdiu
- Prejardhja:Preshevë
- Vendi ku vepron:Zvicer
- Profesioni:Ekspert i migracionit
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant











