Shkurt.ch
Bateria që nuk krijon ndotje, fiton çmim në Gjenevë
Çmimi i madh i Ekspozitës së 47-të Ndërkombëtare të Shpikjeve në Gjenevë është ndarë për një bateri të riciklueshme të makinës së litiumit, bateri kjo që nuk prodhon fare ndotje gjatë ciklit jetësor, shkruan swissinfo, përcjell albinfo.ch.
Organizatorët thanë se bateria, e zhvilluar nga kompania “GRST Holding Limited” e Hong-Kongut, “është një revolucion i vërtetë në fushën e ruajtjes së energjisë elektrike, sidomos për automjetet”.
Bateria po ashtu është më efiçiente dhe më pak e kushtueshme se bateritë e zakonshme të litiumit, dhe është plotësisht e riciklueshme, përcjell albinfo.ch.
Përbërërsit e saj, si katoda, mund të rikuperohen dhe të përdoren prapë, ndërsa trupi i baterisë, pasi të jetë konsumuar, mund të hidhet në ujë dhe nuk krijon ndotje.
Po ashtu, këtë vit u ndanë çmime edhe për 60 shpikje të tjera, nga më shumë se 1000 sa kishin aplikuar.
Kjo ekspozitë e këtij lloji, është ndër më të rëndësishmet në botë, sepse u mundëson shpikësve të paraqesin shpikjet dhe të kërkojë treg për punën e tyre.
Këtë vit, në panair kanë marrë pjesë më shumë se 800 ekspozues.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Njoftim nga Ambasada e Kosovës në Bernë lidhur me fletvotimet Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë ka bërë me dije se zarfet me fletvotime sipas...
-
Vazhdon procesi i regjistrimit të votuesve nga diaspora, 11.973 aplikime
-
Vajzat dhe gratë shqiptare që shënuan vitin 2024
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Njoftim nga Ambasada e Kosovës në Bernë lidhur me fletvotimet Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë ka bërë me dije se zarfet me fletvotime sipas...
-
Zvicër: Çmimet e çokollatës do të rriten
-
Hodhi para nga droni, dënohet influencuesi në Zvicër
-
Sunrise, ofruesi i dytë më i madh i telekomit në Zvicër do të rrisë çmimet
-
Banorët e Zvicrës që bëjnë blerje jashtë vendit do të paguajnë më shumë TVSH-në e tyre