Bota
BE-ja, 94 milionë euro për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë
Në Tiranë u nënshkrua të premten mes BE dhe Shqipërisë, Marrëveshja e Financimit, IPA (Instrumenti i Para Anëtarësimit) 2018. Reforma në Drejtësi qëndron në zemër të partneritetit BE-Shqipëri.
Në një njoftim për shtyp të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, citohet Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, të ketë thënë pas nënshkrimit të saj se ajo “pasqyron prioritetet kyçe të BE-së në Shqipëri: reformën në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që janë dhe do të mbeten në zemër të partneritetit të BE-së me Shqipërinë. Por mbrojtja e mjedisit dhe administrimi i ujërave gjithashtu do të mbështeten shumë nga programi i ri”.
BE-ja për Reformën në Drejtësi
Reforma në drejtësi merr pjesën e luanit nga Marrëveshja IPA , 2018, 42 milionë euro, rreth 45% e të shumës totale prej 94 milionësh, që do të përdoren për “forcimin e pavarësisë, transparencës, përgjegjshmërisë dhe besimit të publikut në sistemin e drejtësisë shqiptare, në përputhje me standardet evropiane”, thekson njoftimi.
Financimi do të përdoret gjithashtu edhe për të përmirësuar kornizën institucionale dhe efikasitetin operativ të sistemit gjyqësor, rritjen e efektivitetit të sistemit të drejtësisë penale dhe masave antikorrupsion.
Shteti ligjor dhe të drejtat themelore
Programi IPA 2018 do të ketë në fokus edhe forcimin e shtetit ligjor dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut.. Synimi është krijimi i një sistemi efikas të zbatimit të ligjit, që është në gjendje të prodhojë “një historik të besueshëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe të mbështesë krijimin e një sistemi gjyqësor të përgjegjshëm, të pavarur dhe efikas, të harmonizuar me legjislacionin e BE-së”, bën me dije njoftimi i Delegacionit të BE-së në Tiranë.
BE për një mjedis më të pastër
24.1 milionë euro do të mbështesin trajtimin e ujërave të zeza dhe përmirësimin e cilësisë së ujit duke kontribuar në zhvillimin ekonomik, shoqëror, mjedisor dhe territorial dhe të turizmit. Mbështetja financiare për mjedisin më të pastër do të kontribuojë edhe në përafrimin progresiv me acquis të Bashkimit Evropian. Marrëveshja IPA 2018 do të financojë edhe zhvillimin ekonomik në nivel vendor, me përparësi turizmin dhe trashëgiminë kulturore të Shqipërisë.
Marrëveshjet mes BE dhe Shqipërisë për fondet IPA nisën për herë të parë në vitin 2007.
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












