Lajme
BE blen 300 milionë vaksina të grupit BioNTech-Pfizer
Bashkimi Evropian ka rënë dakord të blejë 300 milionë doza të vaksinës së BioNTech-Pfizer kundër koronavirusit, pasi sipas tij ka treguar rezultate ‘të forta’ në testime.
Kompanitë thanë se shpërndarja e tyre pritet të nisë në fund të këtij viti. BE refuzoi të jepte detaje të mëtejshme mbi mënyrën e shpërndarjes së vaksinës, duke insistuar se para kësaj “duhet të ndiqen një seri hapash”.
Të dhënat paraprake sugjerojnë se vaksina krijon mbrojtje deri në 90% kundër krijimit të simptomave të Covid-19.
Të hënën prodhuesit e saj Pfizer e BioNTech thanë se kishin testuar injeksionin e tyre në 43,500 njerëz, pa asnjë shqetësim të ngritur prej tyre.
Kompanitë planifikojnë të nisin aplikimin e saj për punonjësit e linjës së parë të pendemisë prej fundit të muajit.
Komisionerja e shëndetësisë së BE-së, Stella Kyriakides, e përshkruante marrëveshjen si “shumë të rëndësishme”.
“Marrëveshja do të thotë se jemi një hap më afër objektivit tonë që është të pasurit e një kuadri të gjerë dhe solid për vaksinën e koroanvirusit”, tha ajo, duke shtuar se shpërndarja do të nisë pasi “të provohet se është e sigurt”.
Kyriakides refuzoi të jepte afate të sakta kohore për shpërndarjen në vendet anëtare. “Është dhënë autorizimi nga Agjencia Mjekësore Evropiane”, tha ajo, teksa më pas paralajmëroi: “Vaksina nuk do të jetë ‘plumbi i argjendtë’ që do të zhdukë virusin brenda natës”.
Edhe zyrtarë të BE-së kanë thënë se vaksinimi në 27 vendet anëtare do të nisë prej fillimit të vitit që vjen.
“Në rastin më të mirë fushata do të nisë në tremujorin e parë të vitit që vjen, por nuk mund të jem më i saktë”, tha Andrea Ammon, drejtoreshë e qendrës evropiane të sëmundjeve për rrjetin AFP, duke shtuar se për momentin situata është shqetësuese dhe treguesit “nuk po ecin në drejtimin e duhur”, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?











