Lajme
BE e gatshme të mbrojë Finlandën e Suedinë në rast të sulmit rus
Bashkimi Evropian është i gatshëm të mbrojë Finlandën dhe Suedinë në rast të një sulmi nga Rusia, sipas shefit të politikës së jashtme të bllokut.

Joseph Borrell përshëndeti vendimin e dy vendeve nordike për të aplikuar për anëtarësim në NATO, gjatë një takimi të Ministrave të Mbrojtjes të Evropës, të martën në Bruksel.
Kur u pyet nga gazetarët nëse neni i BE-së për mbrojtjen e vendeve të BE-së do të aktivizohej në rast të një sulmi ndaj Finlandës dhe Suedisë, Borrell e pohoi.
“Nëse një shtet sulmohet në territorin e tij, nëse ka një sulm të armatosur kundër një shteti anëtar të BE-së, ky shtet mund t’u kërkojë të tjerëve ta ndihmojnë. Dhe të tjerët janë të detyruar ta bëjnë këtë me të gjitha mjetet që kanë”, tha Borrell, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Mbretëria e Bashkuar gjithashtu ofroi garanci sigurie për Finlandën dhe Suedinë për vendimin për të aplikuar në NATO, javën e kaluar.
BE thotë gjithashtu se do të sigurojë 500 milionë euro mbështetje financiare për ushtrinë e Ukrainës, duke e çuar vlerën totale të fondeve të përgjithshme ushtarake për Ukrainën në 2 miliardë euro.
Paratë sigurohen nëpërmjet Fondit Evropian të Paqes, dhe me të, Ukraina mund të blejë armë dhe pajisje ushtarake për luftën kundër pushtimit rus.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Mërgimtarët vazhdojnë të paguajnë policën e sigurimit, premtimi i Qeverisë mbetet bosh Mërgimtarët të revoltuar me qeverinë, paguajnë policën e sigurimit në çdo hyrje...
-
Përleshje e dhunshme e shqiptarëve në aeroportin Italisë, 8 të arrestuar
-
FC Kosova Cyrih fitues i Kupës së Unionit në Zvicër për vitin 2022
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane zgjeron ekipin e tij
-
Afaristi dhe humanisti Argtim Hani, nderohet me çmimin “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Çmimi i biletave të linjës ajrore do të vazhdojë të rritet Sikur fluturimet e anuluara dhe kaosi në aeroporte të mos shkaktojnë mjaft probleme udhëtimi, fluturimi po...
-
Zvicra kërkoi të miratojë vaksinën anti-Omicron
-
Moti i kësaj jave në Zvicër është me reshje shiu
-
Zvicër: Do të ketë anulimet të fluturimeve nga kjo kompani
-
Kanabisi në Zvicër: Çka ndryshon nga 1 gushti