Bota
BE-ja e shokuar, kërkon një plan nga britanikët
Drama e Brexit vazhdon. Në Parlamentin Europian janë shtuar apelet për mënjanimin e kaosit të Brexit.
BE-ja përjashton negociata të reja për marrëveshjen e daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja. Nuk ka për të pasur një shans të tretë, pasi Parlamenti britanik të martën i tha për herë të dytë “jo” marrëveshjes me BE-në, duke e groposur autoritetin e kryeministres Theresa May, deklaroi një zëdhënës i presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, të mërkurën (13.03).
Kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier, dyshon nëse një zgjatje e fazës së negociimit përtej datës 29 mars mund të sjellë ndonjë ndryshim. “Pse duhet të zgjaten negociatat, kur ato janë mbyllur”, tha ai në një debat në Parlamentin Europian. Kritika erdhën edhe nga kreu i grupit parlamentar liberal, Guy Verhofstadt, në PE. “Mbretëria e Bashkuar po del jashtë kontrollit”, tha ai, shkruan dw, përcjell albinfo.ch.
Por deputetët e Parlamentit Europian nuk ofruan ndonjë zgjidhje. BE bëri të qartë vetëm, se një shtyrje të datës së Brexit më 29 Mars, do të ketë, vetëm nëse ka një arsyetim të mjaftueshëm. Vetëm, nëse është e qartë, se parlamenti britanik dëshiron një zgjatje të kësaj faze sipas nenit 50 të marrëveshjeve të BE deri në fillim të korrikut maksimalisht, sqaroi presidenti i PE, Antonio Tajani.
Kreu i grupit kristiandemokrat e kristiansocial në PE, Manfred Weber tha për Deutsche Wellen, se nëse britanikët nuk mund të përmendin një arsye të qartë për shtyrjen e afatit, atëherë ai do të ishte për një dalje pa marrëveshje në datën e caktuar. “Brexiti i ashpër është më afër se kurrë”, tha Weber. “Ne flasim për miliona vetë, që nuk e dinë, se si do të ndryshojnë kushtet e jetesës së tyre”.
Zgjedhjet europiane, si limit
Në korrik mblidhet për herë të parë Parlamenti Europian, deputetët e të cilin zgjidhen në maj. Nëse Britania e Madhe ende është anëtare e BE, duhet që të dërgohen 72 deputetë të saj në PE. Duket e pamundur në kushtet e tanishme, që të mbahen zgjedhje për një institucion, nga i cili britanikët duan të dalin. “Ju nuk besoj se doni, që të kthehen aty unë ose ushtri të të tëra të luftëtarëve të Brexit”, tha Nigel Farage në PE, deputeti britanik, që luftoi për daljen e Britanisë së Madhe nga BE. “Ne duam thjesht të dalim dhe të mos qeverisemi nga ju.”
Pa marrëveshje?
“BE ka bërë gjithçka që është e mundur”, tha kryenegociatori Michel Barnier. Para se Dhoma e Ulët e parlamentit britanike të vendosë të enjten për shtyrjen e Brexit, duhet që të mërkurën të votohet për një Brexit pa marrëveshje me BE. Megjithëse pritet që shumica do t’i thotë Jo një daljeje të Britanisë së Madhe pa marrëveshje, data e daljes nga BE, 29 Marsi nuk preket. Kjo datë nuk mund të ndryshohet njëanshëm nga Dhoma e Ulët.
Ministri i Brexit i qeverisë britanike, Stephen Barclay tha në një intervistë për BBC, se një “No Deal” ka pasoja negative ekonomike, por rreziku që në fund të mos kemi fare Brexit, pra të mos dalim nga BE është më i madh.”Kjo do të ishte një katastrofë për demokracinë tonë, prandaj besoj, se nga të dyja mundësitë e papëlqyeshme, moskryerja e Brexit do të ishte më e keqja”.
Parlamenti Europian miratoi të mërkurën një sërë rregulloresh urgjente për të përgatitur vendet anëtare, në rast të një Brexiti të ashpër. Bëhet fjalë për të mos prekur normalitetin e fluturimit ajror me Britaninë e Madhe dhe udhëtimin e lirë pa viza. Britania e Madhe bëri të ditur, se nuk do të vendosë kontrolle mes Irlandës, anëtare e BE dhe Irlandës Veriore. Krahas kësaj, do të ulen ndjeshëm doganat e importeve në Britaninë e Madhe, për të siguruar furnizimin me mallra nga BE-ja.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













