Lajme
BE: Fëmijët ndërmjet prindërve dhe përkujdesit formal
Kujdesi për fëmijët është lumturi dhe kënaqësi, por sigurisht që kërkon një përkushtim dhe vëmendje të madhe. Vitet e para të jetës janë periudha më e rëndësishme, prandaj prindërit përpiqen që të japin më të mirën për fëmijët e tyre.
Përkujdesi i fëmijëve nga prindërit
Raporti i fundit i Eurostat mbi përkujdesin e fëmijëve thotë se gjysma e të gjithë fëmijëve të moshës më pak se tre vjeç kujdeseshin ekskluzivisht nga prindërit e tyre.
Në nivel kombëtar, përqindjet më të larta u regjistruan në Rumani (77 për qind ), Çeki (72 për qind) dhe Bullgari (68 për qind).
Përkujdesja formale e fëmijëve
Nga ana tjetër, 36% e fëmijëve të moshës më pak se 3 vjeç ishin në përkujdesje formale për të paktën një orë në javë.
Ndër vendet e BE-së, Holanda shënoi përqindjen më të lartë (74 për qind), e ndjekur nga Danimarka (69 për qind) dhe Luksemburgu (62 për qind).
Përkujdesi nga anëtarë të tjerë
Së fundmi, më pak se një e katërta (21 për qind) e fëmijëve të BE-së nën moshën 3 vjeç u kujdesën nga kujdestarë profesionistë, gjyshërit, anëtarët e tjerë të familjes (me përjashtim të prindërve), të afërm të tjerë, miq ose fqinjë.
Kjo formë e përkujdesit ishte më e hapur në Holandë dhe Qipro (të dyja 45 për qind ), e ndjekur nga Greqia (44 për qind).
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas "Qytetarët duhet të kenë "një zgjedhje të lirë të opsioneve të lëvizshmërisë - në aspektin e... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih














