Lajme
BE gjen alternativa për gazin
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, ndodhet në një vizitë zyrtare në Mozambik dhe ka deklaruar se ky vend mund të ndihmojë Evropën.
Gjatë vizitës së tij në shtetin afrikan, Borrell theksoi nevojën për të pasur kushte paqeje dhe stabiliteti, për të garantuar se nuk do të ketë kërcënime dhe probleme nëse lindin konflikte në rajon. Në një takim me Presidentin Filipe Nyusi, Borrell deklaroi: “Falënderojmë për këtë që po bëni. Pas pak ditësh, anija e parë me 175 mijë tonë gaz do të niset nga Cabo Delgado për në Evropë”.
Pavarësisht thirrjes për stabilitet, Mozambiku vuan nga terrorizmi xhihadist në provincën e Cabo Delgado. Ky vend tani pret një mision trajnimi ushtarak të Bashkimit Evropian, i cili ndihmon ushtrinë lokale për të luftuar xhihadizmin, raporton cnn, përcjell Albinfo.ch.
Mozambiku është deklaruar neutral në konfliktin në Ukrainë dhe, pavarësisht se ka marrë mbështetjen e madhe evropiane në formën e ndihmës humanitare dhe ushtarake, është ndër grupet e vendeve që kanë abstenuar në votën për të denoncuar pushtimin rus në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës









