Lajme
BE: Herët për të menduar dozën e katërt të vaksinës anti-COVID
Një dozë e katërt e vaksinës anti-COVID nuk duhet marrë ende në konsideratë.
Ky është konkluzioni i zyrtarëve evropianë të shëndetësisë, të cilët e rekomandojnë dozën e katërt për personat mbi 80 vjeç.
Në një deklaratë të përbashkët të mërkurën, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) thanë se kishin shqyrtuar të dhënat për një dozë të katërt të vaksinave COVID-19 të dorëzuara nga Pfizer-BioNTech dhe Moderna Inc.
Ato përfshinin të dhëna nga Izraeli, ku hulumtimi ka treguar se një përforcues i katërt ofron mbrojtje në sasi jo shumë të madhe.
E gjithë kjo sidoqoftë, bie në kontraditë me udhëzimin e lëshuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA), e cila vendosi javën e kaluar që amerikanët 50 vjeç e lart mund të marrin një përforcues të katërt për COVID-19 nëse kanë kaluar të paktën katër muaj nga vaksinimi i tyre i fundit.
Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) më vonë rekomanduan vaksinën shtesë si një opsion, por nuk e bënë atë emergjente.
Rekomandimet evropiane vijnë pasi vende të shumta në të gjithë kontinentin kanë hequr pothuajse të gjitha kufizimet e tyre për COVID-19 dhe po luftojnë ndërkohë me një rritje të infektimeve nxitur nga nënvarianti jashtëzakonisht ngjitës i omicron BA.2./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër











