Ukraina
BE i kërkon Kinës të mos ndihmojë luftën e Rusisë në Ukrainë
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe Kinës po takohen sot për herë të parë pas dy vjetësh. Brukseli ka ushtruar trysni ndaj Pekinit për garanci se nuk do ta furnizojë Rusinë me armë dhe se nuk do të ndihmojë Moskën të anashkalojë sanksionet perëndimore të vendosura lidhur me sulmin ndaj Ukrainës.
Me një gjuhë jashtëzakonisht të hapur, zyrtarët e BE-së thanë se çdo ndihmë dhënë Rusisë do të dëmtonte reputacionin ndërkombëtar të Kinës dhe do të rrezikonte marrëdhëniet me partnerët e saj më të mëdhenj tregtarë, Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe ai i Këshillit Evropian, Charles Michel, së bashku me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, filluan bisedimet virtuale me kryeministrin kinez, Li Keqiang. Ata pritet të flisin më vonë të premten me Presidentin Xi Jinping.
Një zyrtar i BE-së tha se qëndrimi i Kinës ndaj Rusisë ishte një çështje së cilës është shumë e vështirë t’i përgjigjesh. Një tjetër zyrar vuri në dukje se mbi një e katërta e tregtisë globale të Kinës vitin e kaluar ishte me bllokun dhe Shtetet e Bashkuara, kundrejt vetëm 2.4% me Rusinë.
Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, përsëriti thirrjen për bisedime paqeje këtë javë, duke shtuar se u duhet dhënë përgjigje shqetësimeve legjitime të të gjitha palëve./VOA
Të ngjashme
Të tjera nga Ukraina
E-Diaspora
-
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar” Regjisorja dhe aktorja kosovare me famë botërore, Luana Bajrami, bashkë me ekipin e filmit të saj... -
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon
Jeta në Zvicër
-
Aargau ka dëbuar më shumë kriminelë të huaj sesa ishte raportuar më parë Sipas qeverisë kantonale, shkalla aktuale e zbatimit në vitin 2024 ishte 83.2 për qind në vend... -
Çokollata po bëhet luks: Në cilat shtete janë rritur çmimet më shumë -
Plaku nuk lë trashëgimtarë – 1.6 milionë mbeten për kantonin dhe komunën -
Franshiza minimale e sigurimit shëndetësor mund të rritet me 100 franga -
Lufta në Iran po rrit normat e kredive hipotekare në Zvicër














