Lajme
BE-ja aktivizon ndihmën emergjente për Turqinë
Komisioni Evropian ka njoftuar se me kërkesë të Turqisë, pas tërmetit të rëndë që ka goditur vendin, ka aktivizuar mekanizmat emergjentë të unionit për mbrojtje civile.
Një tërmet prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë. Nga tërmetet e fuqishme në Turqi janë vrarë mbi 900 persona, ndërsa në Siri rreth 800.
Komisionari evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenareçiq, tha përmes një deklarate se Bashkimi Evropian ka angazhuar menjëherë ekipet për kërkim dhe gjetjen e personave që mund të jenë nën gërmadhat e ndërtesave të rrënuara.
Qendra koordinuese e BE-së për reagime emergjente ka vendosur kontakte me autoritetet e Turqisë, dhe thuhet se sipas nevojës, do t’i koordinojnë veprimet.
Edhe sistemi satelitor i BE-së, Copernicus, është aktivizuar dhe po ndihmon në identifikimin e pozicioneve të goditura./Euronews
E-Diaspora
-
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare Nis gjykimi në Itali për aksidentin fatal ku humbi jetën 24-vjeçarja nga Kosova... -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare Zviceranët shpenzojnë më shumë në vendet fqinje pavarësisht kufizimeve ... -
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit -
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët













