Lajme
BE-ja dhe SHBA-ja kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë
Përfaqësuesi special i BE-së për Kosovën, Samuel Zbogar, ka deklaruar se mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe mund ta përkeqësojë situatën dhe jo të zgjidhë problemet.
“Do të dëshironte që Serbia të mos organizojë zgjedhje në Kosovë dhe se BE pret nga vendi që është kandidat për anëtarësim të sillet në përputhje me statusin që ka dhe të zgjidhë problemet me dialog, dhe jo njëanshëm”, ka thënë ai për mediat lokale serbe.
Zbogar, ka theksuar se madje edhe Rezoluta 12 44 flet qartë se kush ka përgjegjësi për organizimin e zgjedhjeve në Kosovë, dhe kjo nuk është Serbia.
Edhe ambasadorja amerikane në Serbi, Mary Ëarlick, ka thënë se SHBA-ja mbështet sovranitetin e Kosovës, ndërkaq zgjedhjet lokale në veri do të zgjidhnin përfaqësues, të cilët nuk kanë kurrfarë fuqie me ligjet e Kosovës.
“Kur Serbia mbajti zgjedhje në Kosovë në vitin 2008, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, deklaroi se ato zgjedhje dhe rezultati i tyre, sikurse edhe institucionet komunale serbe, ishin pa legjitimitet. Kështu që, kjo është një çështje që duhet adresuar”, ka thënë ajo për mediat serbe.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












