Lajme

BE-ja do të sanksionojë Sberbank dhe banka të tjera ruse

Bashkimi Evropian planifikon të vendosë sanksione për bankat më të mëdha ruse.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke shtuar se sanksionet do të janë sidomos për Sberbank.

“Po shikojmë për masa të tjera në sektorin bankar, sidomos Sberbank, që përbën 37 për qind të sektori bankar rus”, tha von del Leyen.

Ajo ka shtuar se BE-ja po punon për “mekanizëm të zgjuar” për të përfshirë dhe naftën në sanksionet e radhës.

SHBA-ja ka vendosur disa sanksione për Sberbank dhe disa banka të tjera në Rusi. Për këtë bankë gjithashtu edhe Britania e Madhe ka përcaktuar masa kufizuese.

Kjo e fundit është shprehur se do të ndalojë të gjithë importin e qymyrit dhe naftës ruse deri në fund të 2022-ës.

Në raundin e pestë të sanksioneve, BE-ja ka bërë me dije një numër kufizimesh, përfshirë “ndalimin e të gjithë transaksioneve” për katër banka që dominojnë 23% të sektorit bankar në Rusi.