Fotolajmi
BE-ja forcon përpjekjet për të luftuar terrorizmin
Ministrat e drejtësisë dhe të sigurisë të vendeve të Bashkimit Evropian (BE) kanë bërë thirrje të enjten për forcimin e luftës kundër terrorizmit me bashkëpunim të përmirësuar, hetime të zgjeruara të rrjeteve terroriste, regjistrimin e udhëtarëve të trafikut ajror, kontrollin e kufijve të jashtëm, luftën kundër radikalizmit, si dhe luftën kundër financimit të terrorizmit.
Ministrat në një takim urgjent dy ditë pas sulmeve terroriste në Bruksel, ku u vranë 31 persona, në deklaratën e tyre të përbashkët numëruan çdo gjë që duhet të bëhet në nivel të BE-së për të forcuar luftën kundër terrorizmit.
Ministrat theksuan nevojën që urgjentisht të shtohen përpjekjet në hetimin e rrjeteve terroriste përgjegjëse për sulmet në Bruksel dhe Paris, si dhe rrjete të ngjashme.
Ministrat kërkuan nga përgjegjësit e trafikut dhe kompanitë e transportit për të ndarë informacione, në mënyrë që vlerësimet e rrezikut të kryhen në mënyrë efikase dhe për të përshtatur masat për kërcënimet e mundshme në trafik.
Shtetet anëtare kërkuan urgjentisht për të përmirësuar sistemin e furnizimit dhe ndërveprimit të bazave të të dhënave evropiane dhe ndërkombëtare në fushën e sigurisë, të udhëtimit dhe migrimit, duke përdorur teknologji moderne për të mbrojtur privatësinë.
Shtetet anëtare të BE-së duhet të vazhdojnë të zhvillojnë masa efektive për të parandaluar radikalizimin, duke iu kundërvënë retorikës së Daesh (Shtetit Islamik) në strategjinë e komunikimit.
Komisioni Evropian do të shtojë bashkëpunimin me kompanitë e IT për t’iu kundërvënë propagandës terroriste, dhe deri në qershor të këtij viti për të bërë një kod të sjelljes ndaj gjuhës së urrejtjes në internet.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Fluturimi i SWISS devijohet për në Kazakistan, njëri nga pilotët kishte probleme shëndetësore Një aeroplan i Swiss International Air Lines (SWISS) që bëri një ndalesë të paplanifikuar në Kazakistan... -
Si dëshiron e djathta ekstreme e Zvicrës të kompensojë për më pak emigrantë -
Besimi i konsumatorëve zviceranë rritet, por mbetet i dobët -
Lufta me Iranin pritet të ndikojë negativisht në turizmin zviceran -
Mjekët kërkojnë para para operacionit, një praktikë shpesh e dyshimtë në Zvicër













