Lajme
BE-ja heq mbajtjen e maskave gjatë fluturimeve
Bashkimi Evropian nuk do të kërkojë mbajtjen e maskave në aeroporte dhe avionë duke filluar nga java e ardhshme, njoftuan autoritetet përkatëse, të mërkurën.
Agjencia për Siguri në Aviacion e BE-së tha se ky vendim i përbashkët, i ndërmarrë me Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, do të shënojë “një hap të madh drejt normalizimit të udhëtimit ajror” për pasagjerët dhe punëtorët.
Udhëzuesi i ri “merr për bazë zhvillimet e fundit të pandemisë, nivelet e vaksinimit dhe imunitetit natyral dhe po ashtu shoqërohet me heqjen e kufizimeve nga një numër në rritje i shteteve evropiane”, thanë këto dy agjenci përmes një deklarate të përbashkët.
“Megjithatë, pasagjerët duhet të sillen me përgjegjësi dhe të respektojnë zgjedhjet e pasagjerëve të tjerë”, tha presidenti i Agjencisë për Siguri në Aviacion, Patrik Ky.
“Dhe nëse një pasagjer që teshtin apo kollitet duhet të sugjerohet që të mbajë maskë, për të mbrojtur pasagjerët rreth tij”, shtoi ai.
Drejtoresha e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Andrea Ammon, tha se larja e duarve dhe mbajtja e distancës fizike duhet të praktikohet ende, por operatorët ajrorë këshillohen që të mos vendosin masa të distancimit fizik, nëse masa të tilla shkaktojnë pengesa.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












