Lajme
BE-ja kritikon reformën zgjedhore në Kosovë
Duke pasur parasysh mbështetjen e fuqishme të Bashkimit Evropian për procesin e reformës zgjedhore në Kosovë, Përfaqësuesi Special i BE-së dhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, si dhe shtetet anëtare të BE-së të përfaqësuara në Prishtinë kanë shpreh shqetësimin e tyre për mungesën e një përparimi substancial deri më sot, veçanërisht duke marrë parasysh mandatin e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i cili do të përfundojë më 22 prill 2012.
“Rëndësia e një reforme gjithëpërfshirëse është nënvizuar në Raportin e Misionit të Ekspertëve të BE-së për vitin 2010 dhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2011, në të cilat është bërë thirrje për një sistem më të thjeshtë dhe më transparent si dhe për shqyrtimin e rasteve të mashtrimit në zgjedhje. Po ashtu, Komisioneri evropian Štefan Füle, gjatë vizitës së tij në Prishtinë në maj të vitit 2012, i pati nxitur akterët që ta arrijnë shpejt një qëndrim të përbashkët për reformën zgjedhore, në mënyrë që Kosova t’i plotësojë standardet dhe praktikat e mira ndërkombëtare për zgjedhje demokratike”, thuhet në deklaratë.
Duket se është e pamundur që objektivat e këtilla të realizohen brenda afatit të kufizuar në dispozicion.
“Prandaj, Përfaqësuesi Special i BE-së dhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, si dhe shtetet anëtare të BE-së të përfaqësuara në Prishtinë i inkurajojnë fuqishëm të gjitha partitë politike që angazhohen më substancialisht dhe ta shqyrtojnë zgjatjen e mandatit të Komisionit për Reformë Zgjedhore për një afat kohor të kufizuar, në mënyrë që të mundësohen një debat më i thellë, shqyrtimi i rekomandimeve të BE-së, përfshirja e shoqërisë civile dhe realizimi i objektivave fillestare të reformimit dhe thjeshtimit të procesit zgjedhor në Kosovë, në mënyrë që ky proces të jetë përputhje me standardet ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e Zyrës së Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor














