Lajme
BE-ja ndihmon Kosovën me 60 mijë teste për Covid-19
Shërbimi shkencor dhe i diturisë i Komisionit Europian “Qendra e Shkencës së BE-së”, ia ka dhuruar Kosovës 60 mijë teste për Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila ka thënë se BE vazhdon ta ndihmojë Kosovën në luftën kundër koronavirusit,
“Kosova sapo ka pranuar materiale testuese për Covid-19 si donacion nga EU Science Hub. Ky material është i nevojshëm për të vërtetuar rezultatet e Covid-19 dhe për t’i diagnostikuar siç duhet personat e infektuar. Materiali i dhuruar është i mjaftueshëm për t’i kryer 60,000 teste”, ka shkruar Apostolova në Twitter.
Thank you @EU_ScienceHub for your donation. The EU keeps helping Kosovo fight #Covid19. #EU4Kosovo https://t.co/76KNxhjdWc
— Nataliya Apostolova (@ApostolovaEU) April 23, 2020
E-Diaspora
-
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET! Një mbrëmje që e ktheu traditën shqiptare në spektakël kulturor!... -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Zvicër
-
Zvicrës po i mbarojnë kombinimet e targave, Parlamenti kërkon lejimin e targave të personalizuara Këshilli Kombëtar ka miratuar një mocion për t’i lejuar targat me kombinime të zgjedhura nga qytetarët,... -
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie -
Aferë dashurie midis dy gjyqtarëve federalë












