Kosova
BE kërkon nga Kosova dhe Beogradi të mos ketë tensione
Bashkimi Europian ka kërkuar qe Prishtina e Beogradi të mos kenë tensione.
Bashkimi Evropian me anë të një njoftimi ka thënë se ka kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi që mos te ketë tensione në Kosovë, të cilat mund t’i dëmtojnë përpjekjet e përbashkëta për arritje të një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
“Në kohën kur të dyja palët janë plotësisht të angazhuara së bashku më Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, në përcaktimin e një marrëveshjeje ligjërisht detyruese për normalizimin e plotë, BE pret ashtu siç janë dekoruar të dy presidentet gjatë takimit të fundit në nivelit të lartë të dialogut më 18 korrik në Bruksel, të mos ketë tensione në terren të cilat do ta rrezikojnë objektivin e përbashkët të normalizimit të marrëdhënieve,” thuhet në njoftimin nga zyra e Përfaqësues së Lartë të BE-së Federica Mogherini.
Në lidhje me këtë rast, kjo thirrje ka ardhur pas raportimeve të mediave në Kosovë dhe Serbi për tensione të mundshme në veri të vendit gjatë fundjavës.
“Në e kuptojmë se puna (për draftin) është duke vazhduar. Në të njëjtën kohë BE vazhdon të punojë më të dyja palët për të siguruar implementim e kësaj marrëveshje dhe të gjitha marrëveshjeve të tjera të arritura në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në njoftim më tutje, shkruaj Albinfo.ch.
Një ekip menaxhues ka pasur kohë katër muaj për draftimin e statutit të Asociacionit.
BE ka thënë se në kohën kur ky ekip informon Brukselin për rezultatet e punës së tyre atëherë kjo do të diskutohet në takimet e nivelit të lartë në BE nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












