Bota

BE kritikon Austrinë për vendosjen e kuotave të azilt

Paralajmërimi i Austrisë për vënien e kufizimeve të numrit të refugjatëve që hyjnë në kufijtë e saj jugorë ka shkaktuar reagime nga Brukseli. Siç është raportuar tashmë, ditë më parë Austria ka vendosur të vejë kuotat me të cilat në këtë vend nuk mund të hyjnë më shmë se 80 azilkërkues brenda një dite,

Sipas pikëpamjes së Komisionit të BE-së, ky kufizim përbën shkelje të të drejtës evropiane dhe ndërkombëtare.

«Një pilitikë e tillë fare qartë do të ishte jokompatibile me detyrimet e Austrisë në raport me të drejtën evropiane dhe ndërkombëtare», thuhet në një letër të autoriteteve të BE-së të publikuar të enjten .

Komisioni i BE-së në këtë letër të nënshkruar nga komisari i BE-së për Migracion Dimitris Avramopoulos kritikon Austrinë sidomos për shkeljen e Konventës Evropiane të të drejtave të njeriut, Konventüen e Gjenevës dhe nenin 18 të Kartës së të Drejtave elementare të Bashkimit EVropian.