Lajme
BE-ja, masa emergjente për të ikurit nga Ukraina
Ministrat e Brendshëm të BE-së kanë rënë dakord të miratojnë masa urgjente për t’u dhënë mbrojtje të menjëhershme njerëzve që ikin nga lufta në Ukrainë, njoftoi sot komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson, përcjell Albinfo.ch.
“Vendim historik” do të thotë se Bashkimi Evropian do të japë mbrojtje të përkohshme për njerëzit që ikin nga lufta në Ukrainë”, shkruan Johansson në Twitter pas takimit në Bruksel.
Masat emergjente ofrojnë një procedurë të shpejtë për njerëzit që largohen nga Ukraina për të aplikuar për statusin e mbrojtjes në çdo vend anëtar të BE-së.
Ideja është që të shmanget mbingarkesa e sistemeve të shteteve anëtare që strehojnë shumicën e refugjatëve, siç është Polonia fqinje.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














