Lajme

BE-ja ndan edhe 500 milionë euro për Ukrainën

Shuma totale e ndihmës ushtarake të dërguar në Ukrainë ka arritur 2,5 miliardë euro që kur Rusia e pushtoi.

Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë rënë dakord për 500 milionë euro shtesë ndihmë ushtarake për Ukrainën, deklaroi presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Evropa vazhdon të garantojë paqen dhe mbrojtjen e vlerave tona”, njoftoi Michel në Twitter, transmeton Albinfo.ch.

Vendimi, i marrë në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel, e çon shumën totale të ndihmës ushtarake të dërguar në Ukrainë në 2,5 miliardë euro që kur Rusia e pushtoi.