Lajme
BE pajtohet për pakon e katërt të sanksioneve kundër Rusisë
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar për një pako të katërt me sanksione kundër Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës, ka thënë zyra e presidencës franceze e bllokut evropian më 14 mars.
Presidenca franceze e BE-së ka thënë se pjesë e pakos ndaj Rusisë do të jetë heqja e statusit të “shtetit të favorizuar për tregti”, vendim që mund t’ia hapë derën bllokut për të vendosur tarifa të ashpra ndaj mallrave ruse dhe për ta renditur Rusinë në nivelin e njëjtë me Korenë Veriore dhe Iranin.
Diplomatët kanë thënë se sanksionet synojnë të përfshijnë edhe ndalesën në importet e çelikut dhe hekurit të Rusisë, ndalesë në eksporte të mallrave luksozë, përfshirë makinat mbi 50,000 euro dhe ndalesë në investime nëpër kompanive të naftës si dhe sanksione në sektorin e energjisë, raporton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Pronari i klubit të futbollit, Chelsea, Roman Abramovich dhe 14 individë tjerë do të shtohen në listën e sanksioneve të bllokut evropian, kanë thënë diplomatët.
Britania tashmë ka sanksionuar Abramovichin javën e kaluar, duke ia bllokuar asetet dhe duke i vendosur ndalesë në udhëtime.
Sipas revistës Forbes, pasuria e Abramovichit kap vlerën e 7.2 miliardë dollarëve.
Pakoja e sanksioneve do të zbatohet zyrtarisht kur vendimi të publikohet në revistën e BE-së.
Presidenca franceze ka thënë se kjo gjë do të ndodhë “shpejt”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës












