Lajme
BE përcakton prioritetet e ardhshme përballë krizave
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, kryeministri slloven Janez Jansha dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen nënshkruan të enjten Deklaratën e përbashkët mbi prioritetet legjislative të BE-së.
Deklarata u përcakton institucioneve detyrat për të bërë një Evropë më fleksibël dhe transformuese për sfidat që ka përpara.
Sipas nënshkruesve të saj, dokumenti tregon vendosmërinë e institucioneve për të mundësuar që Bashkimi Evropian të dalë më i fortë pas pandemisë së COVID, nga pasojat dramatike të ndryshimeve të klimës dhe krizave të tjera globale.
“BE nuk duhet të ndalet. Vitin e ardhshëm dhe përgjatë viteve në vazhdim deri në fund të legjislaturës askush nuk duhet të ndihet i lënë pas dore. Në ketë gjysmë mandat të legjislaturës kemi ndjekur një shteg të rëndësishëm duke iu përgjigjur krizës me masa të paaplikuara më parë. Ndaj, askush nuk duhet të ndihet i lënë mënjanë. Duhet të vazhdojmë të punojmë në fushën e mbrojtjes, digjitalizimit, inovacionit dhe për këtë kërkojmë angazhimin e institucioneve”, tha David Sassoli, kryetar i Parlamentit Evropian.
Për liderët e Unionit, në më shumë se dy vitet e fundit është bërë më se e qartë tek opinioni publik se pa Evropën e bashkuar, gjithkush do të ndihej më i brishtë dhe më i cenueshëm. Në konferencën për shtyp, Sassoli ka shtuar se, është koha të ripërtërihen lidhjet që duken të shkëputura mes institucioneve të BE-së dhe qytetarëve të tij./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Përfundon numërimi i votave me postë, LVV dominon me gati 73 për qind të mbështetjes Votat e diasporës i shtojnë pesë mandate Vetëvendosjes, ndërsa procesi zgjedhor vazhdon me numërimin e votave... -
Gjithçka gati për edicionin jubilar të Alba Festival 2026 – Festivali më i madh shqiptar në Evropë -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja
Jeta në Zvicër
-
Borxhet nga blerjet online po rriten në Zvicër Ekspertët thonë se kjo krijon shpesh një perceptim të rremë të fuqisë blerëse dhe mund të... -
Berna i hap rrugën Gjenevës për më shumë pushim prindëror -
Helvetia Gold sjell koleksionin ekskluziv të kartelave të arit -
SBB njofton udhëtarët se cilët trena nuk kanë klimë -
Nga viti 2032, kompanitë zvicerane nuk do të kontrollojnë më barazinë e pagave













