Bota
BE-ja pezullon procesin e integrimit me Turqinë
Parlamenti Evropian (PE) ka miratuar me një shumicë dërrmuese raportin që Bashkimi Evropian (BE) t’i pezullojë negociatat për anëtarësim me Turqinë.
Ligjvënësit e mbështetën me 370 vota për, 109 kundër dhe 143 abstenime ngrirjen zyrtare të procesit. Megjithatë, janë Qeveritë e BE-së ato që e thonë fjalën e fundit për çdo lloj suspendimi.
“Ngujimi në një qeli për 17 muaj rresht pa e ditur se për çfarë akuzohesh, ky është realiteti në Turqinë e së sotmes”, u shpreh raportuesja për Turqinë në BE, Kati Piri.
Ajo e akuzoi Erdoganin për një “gjah shtrigash kundër kritikëve”, duke iu referuar asaj që BE-ja e sheh si shtypje të disidencës, rrënim të pavarësisë së gjyqësorit dhe kthim kah autoritarizmi, veprime këto që bien ndesh me vlerat demokratike dhe parimet e lirisë së shprehjes të bllokut, shkruan albeu, përcjell albinfo.ch.
Ankaraja zyrtare e cilësoi votën si të pakuptimtë. Zëdhënësi i partisë turke në pushtet AKP, Omer Çelik, e quajti “të pavlefshëm, jovalid dhe të pandershëm”.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor