Lajme
BE: Diskutohet plani për rimëkëmbje ekonomike
BE-ja mblidhet për të diskutuar planin e rimëkëmbjes ekonomike
Është bërë e ditur se udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të takohen sot për herë të parë ballë për ballë, prejse ka shpërthyer pandemia e koronavirusit në mes të marsit, përcjell albinfo.ch.
Ata pritet të diskutojnë për paketën stimiluese ekonomike, në vlerë prej 750 miliardë eurosh, për periudhën e paskoronavirusit.
Thuhet se çështja kryesore është se sa pjesë të fondit të rikuperimit do të shpërndahen si grante dhe sa si kredi.
Ata po ashtu duhet të dakordohen për buxhetin shtatëvjeçar, në vlerë prej 1.07 trilion eurosh të tjera.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha përpara samitit se “pozicionet janë ende të ndara”, transmeton Rel.
Plani i rimëkëmbjes, i cili mbështetet nga Franca dhe Gjermania, aktualisht parasheh 500 miliardë euro grante dhe subvencione dhe 250 miliardë euro kredi.
Shtetet me më shumë kursime, si Austria, Suedia, Danimarka dhe Finlanda, duan kontroll mbi mënyrën e shpërndarjes së parave.
Shtetet e jugut, si Italia dhe Spanja, thonë se një gjë e tillë do ta bllokonte procesin.
Takimi në Bruksel pritet të vazhdojë edhe në fundjavë, por liderëve të BE-së mund t’iu duhet më shumë kohë për të arritur marrëveshjen përfundimtare.
Banka Qendrore Evropiane ka parashikuar tashmë rënie prej 8.7% të ekonomisë së Eurozonës këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
E-Diaspora
-
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti Një i ri nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri... -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Zvicër
-
Doganat gjermane e bëjnë blerjen më të lehtë për zviceranët Gjermania po lançon një aplikacion që digjitalizon procesin e rimbursimit të TVSH-së. Tregtia me pakicë zvicerane... -
Kursimet mund të mos jenë të mjaftueshme për të financuar daljen në pension përtej jetëgjatësisë -
Zvicra rrëzohet nga froni si vendi më i shtrenjtë në Evropë -
Debat në Zvicër: A po bëhen fëmijët një rrezik financiar për familjet? -
Spitalet e fëmijëve: Numër rekord i fëmijëve të abuzuar gjatë trajtimit












