Shqipëria
Bebe Rexha: Do të rindërtoj dy shtëpi dhe një shkollë për brezin e ri në Shqipëri
Bebe Rexha është artistja e njohur ndërkombëtarisht, arriti sot në Shqipëri me një mision humanitar
Së fundi Bebe Rexha publikon pamje të një shtëpie tjetër të shkatërruar, ku në InstaStory tregoi se kjo do të jetë familja e dytë që do t’ia ndërtojë shtëpinë, transmeton albinfo.ch.
Duke qenë se Bebe Rexha është artistja e njohur ndërkombëtarisht, arriti sot në Shqipëri me një mision humanitar.
Këngëtarja e famshme deklaroi sot para mediave shqiptare se do të ndihmojë dy familje me ndërtimin e shtëpive. Po ashtu, po planifikon të ndërtojë edhe një shkollë, që do t’i shërbejë brezit të ri.
Fillimisht qëndroi pranë familjes së Musa Dacit në Bubq.
Ndërsa tani ndodhet në familjen Bushi, shtëpia e së cilës është shkatërruar tërësisht, e kjo shihet nga storiet që i publikoi artistja e njohur.
“Kjo është familja e dytë që ajo do ta ndihmojë”, ishin fjalët e saj në InstaStory
Shqiptaro-amerikania u shpreh se nuk ka rëndësi se e famshme është, ajo asnjëherë nuk do ta harrojë prejardhjen e saj.
“Nuk ka rëndësi sa famë do të arrij, nuk do ta harroj asnjëherë nga vij, do të kem gjithmonë gjak shqiptari dhe do jem gjithnjë aty për Shqipërinë. Ne jemi kombi i Nënë Terezës. E kemi mirësinë brenda në shpirt. Jam e bekuar që jam pjesë e një kulture. E dua vendin tim. Të dua Shqipëri”, tha ajo më tej.
Më tej u shpreh se është e rëndësishme secili t’u dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti.
“E gjitha që dua të them tani më e mira është çdokush të japë donacionin e tij. Në qoftë se ju nuk ndihmoni, askush tjetër nuk do t’ju ndihmoj. Doja ta shihja me sytë e mi. Doja ta ndjeja dheun nën këmbët e mia dhe të kuptoja çfarë po ndodh”, u shpreh ajo.
Në fondin e krijuar nga Bebe deri më tani janë grumbulluar mbi 86 mijë dollarë.
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën